Consulting & Training Center

Siguria në punë, e thjeshtë dhe e certifikuar.

MD Legal ofron trajnime të certifikuara dhe shërbime inxhinierike për sigurinë dhe shëndetin në punë, që kompania juaj të jetë në rregull me ligjin dhe punëtorët të kthehen shëndoshë në shtëpi.

Certifikatë për çdo pjesëmarrës Trajnim në objektin tuaj Teori dhe praktikë
Tërhiqe për ta rrotulluar
Certifikatëpër çdo pjesëmarrës
Ligji 04/L-161siguria dhe shëndeti në punë

Kantier ndërtimi me skela
MD LEGALConsulting & Training Center
Rreth nesh

Partneri juaj për një vend pune të sigurt

MD Legal është qendër konsulence dhe trajnimi për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ndihmojmë kompanitë t'i njohin rreziqet, t'i trajnojnë punëtorët dhe t'i plotësojnë kërkesat ligjore pa humbur kohë nga puna e përditshme.

Trajnimet tona janë praktike dhe të përshtatura me punën që bëni. Pas çdo trajnimi ju mbetet dokumentacioni i plotë që kërkohet gjatë inspektimit.

PraktikëUshtrime reale, jo vetëm sllajde.
CertifikimCertifikatë për çdo pjesëmarrës të suksesshëm.
DokumentacionEvidenca gati për inspektorat.
MbështetjeJemi aty edhe pas trajnimit.
NdërtimtariEnergjiProdhimTregti dhe depoZyraShkollaGastronomi
Tre programe trajnimi

Trajnimet tona

Ofrojmë vetëm tre lloje trajnimesh dhe i bëjmë mirë. Çdo pjesëmarrës që e përfundon me sukses merr certifikatë.

01

Trajnimi bazë

Njohuritë themelore të sigurisë në punë që i duhen çdo të punësuari, pavarësisht pozitës.

  • Të drejtat dhe detyrimet sipas ligjit
  • Identifikimi i rreziqeve në vendin e punës
  • Pajisjet mbrojtëse personale (PMP)
  • Ndihma e parë dhe raportimi i lëndimeve

Për: të gjithë të punësuarit e rinj dhe ekzistues

CertifikatëNë objektin tuaj
02

Trajnimi i veçantë

Trajnim i përshtatur për vendet e punës me rrezik të shtuar dhe për detyrat specifike të ekipit tuaj.

  • Punë në lartësi dhe në skela
  • Makineri, pajisje elektrike dhe ngritëse
  • Substanca të rrezikshme dhe kimikate
  • Vlerësim i rrezikut për pozitën konkrete

Për: ndërtimtari, prodhim, energji, punëtori

CertifikatëI përshtatur
03

Mbrojtje kundër zjarrit

Parandalimi i zjarrit, përdorimi i aparateve fikëse dhe evakuimi i sigurt i njerëzve.

  • Shkaqet e zjarrit dhe parandalimi
  • Llojet e aparateve fikëse dhe përdorimi praktik
  • Plani i evakuimit dhe daljet emergjente
  • Roli i personave përgjegjës për zjarrin

Për: çdo biznes, zyrë, shkollë dhe objekt publik

CertifikatëUshtrime praktike
Motoja jonë
Trajnimi ndërton siguri,siguria sjell sukses.
Rezervo trajnim
Inxhinierë me helmeta pranë turbinave të erës
Udhëzues interaktiv

Cili aparat fikës për cilin zjarr?

Zgjidhni klasën e zjarrit dhe shihni cilat aparate janë të sigurta për ta fikur. Këtë e praktikojmë në trajnimin për mbrojtje kundër zjarrit.

Ngjyra e shiritit tregon llojin e aparatit (standardi EN 3). Rregulli i parë: nëse zjarri është i madh, dilni dhe thirrni 193.

Përtej trajnimit

Inxhinieria e sigurisë

Ju ndihmojmë të keni dokumentacionin dhe masat teknike që kërkon inspektorati.

Vlerësimi i rrezikut

Akti i vlerësimit të rrezikut për çdo vend pune, i përgatitur nga ekspertë.

Plani i evakuimit dhe mbrojtjes nga zjarri

Plane, skema dhe shenjëzim i objektit sipas standardeve.

Ekspert i jashtëm për SSHP

Mbështetje e vazhdueshme për kompanitë që nuk kanë ekspert të brendshëm.

Rregulloret dhe dokumentacioni

Rregullore të brendshme, evidenca të trajnimeve dhe përgatitje për inspektim.

Vetëkontroll në 1 minutë

A është kompania juaj në rregull?

Shënoni çfarë keni tashmë. Ju tregojmë sa jeni afër kërkesave bazë dhe çfarë mungon.

Si punojmë

Nga kërkesa te certifikata

  1. Na kontaktoniNa tregoni numrin e punëtorëve dhe llojin e trajnimit.
  2. Vlerësojmë nevojatShohim aktivitetin tuaj dhe rreziqet kryesore.
  3. Mbajmë trajniminTeori dhe praktikë, te ju ose në sallën tonë.
  4. Lëshojmë certifikatatÇdo pjesëmarrës merr certifikatë, ju merrni evidencën.
Baza ligjore

Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e obligon punëdhënësin të trajnojë punëtorët dhe personat për evakuim, fikje të zjarrit dhe ndihmë të parë.

Pyetje të shpeshta

Çfarë na pyesin më shpesh

A është trajnimi i detyrueshëm?

Po. Sipas Ligjit 04/L-161, punëdhënësi duhet të trajnojë punëtorët për sigurinë në punë, si dhe personat që kryejnë evakuimin, fikjen e zjarrit dhe ndihmën e parë.

Cilin trajnim duhet të zgjedh?

Trajnimin bazë e kanë të gjithë punëtorët. Trajnimi i veçantë është për pozitat me rrezik të shtuar, si puna në lartësi apo me makineri. Mbrojtja kundër zjarrit është për personat përgjegjës për zjarrin dhe evakuimin. Nëse nuk jeni të sigurt, na kontaktoni dhe ju këshillojmë.

A mund të mbahet trajnimi në kompaninë tonë?

Po. Trajnimin e mbajmë në objektin tuaj, që punëtorët ta mësojnë sigurinë në ambientin ku punojnë çdo ditë.

A merr çdo pjesëmarrës certifikatë?

Po. Çdo pjesëmarrës që e përfundon trajnimin me sukses merr certifikatë, ndërsa kompania merr evidencën e trajnimit për inspektim.

Kemi mbi 50 punëtorë. Çfarë na duhet?

Ligji kërkon që punëdhënësi me mbi 50 të punësuar të caktojë ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ne mund ta mbulojmë këtë rol si ekspert i jashtëm.

Kontakti

Rezervo një trajnim

Na shkruani dhe ju kthejmë përgjigje me ofertë brenda një dite pune.

Telefoni
+383 43 500 573
Email
info.mdlegalconsulting@gmail.com